Sunday, 22. March 2026
Sport

VIDEO/ Rrahmani bën “bomberin” te Napoli, mbrojtësi shqiptar i jep fitoren kampionëve të Italisë

GS 06/08/2023 1 Min. Lesezeit

Amir Rrahmani është shndërruar në një lider të vërtetë të skuadra e Napolit. Jo vetëm siguri në mbrojtje, por shqiptari i Kosovës, ka raporte pozitive edhe me golin. 29-vjeçari i dhuroi fitoren kampionëve të Italisë, në miqësoren e sotme ndaj Augsburgut, në duelin që përfundoi me rezultatin 1-0.  

Rrahmani

Ishte pikërisht Rrahmani, që pas një harkimi nga këndi në minutën e 62-të, goditi saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën.  

Vlen të theksohet se sezonin e kaluar Rrahmani arriti të shënonte 2 gola me fanellën e Napolit, që vendosi diktatin në futbollit italian.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: