Mançester Siti ka humbur sot Superkupën e Anglisë për të tretin vit radhazi, “Qytetarët” u mundën me penallti nga Arsenali, në një sfidë ky po kryesonin deri në minutën e 101-të të duelit, kur i dënoi autogoli i Akanzhi që çoi sfidën në gjuajtjet nga pika e bardhë.
Trajneri Pep Guardiola ka qenë i pakënaqur pas duelit, duke iu referuar pikërisht shtesave të gjata që u dhanë në fund të secilës pjesë loje, duke reflektuar atë që kishte bërë FIFA gjatë Botërorit në Katar, për të kompensuar kohën e humbur gjatë sfidave.
“Urime Arsenalit, i shkuam shumë afër. Në 15-20 minuta e fundit të pjesës së parë, bënë më mirë ata. Në pjesën e dytë, shumë, shumë më mirë ne. Me të vërtetë një pjesë e dytë e madhe”, tha për “Sky Sports” trajneri spanjoll i cili më pas kritikoi shtesat e gjata.
“Nuk me duket se kishin ndodhur gjëra për të shtuar 8 minuta. Por kush i bën rregullat, nuk përballet me trajnerët, me lojtarët… tani ndeshjet do të jenë me 100 minuta. Imagjinoni nëse shtohet kohë shtesë për golat e kështu me radhë… të nesërmen do të jemi ende këtu duke luajtur! Megjithatë, kemi përballuar një skuadër të jashtëzakonshme, jemi të zhgënjyer, por futbolli është kështu, nuk mund të fitosh gjithmonë”, tha Guardiola pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL