Menaxheri i Momo Salah ka folur rreth zërave që e lidhin sulmuesin egjiptian me një largim të mundshëm nga Liverpooli.
31-vjeçari është pjesë e The Reds prej vitit 2017, ndërkohë që ka edhe tri vite kontratë me klubin anglez.
Agjenti i kapitenit të kombëtares së Egjiptit, Ramy Abbas qetësoi tifozët e kuq, duke theksuar se Salah nuk do të largohet nga “Anfield”.
“Nëse do të kishim marrë parasysh mundësinë e largimit nga Liverpooli gjatë merkatos së verës, ne nuk do ta rinovonim kontratën vitin e kaluar. Momo mbetet i lidhur me Liverpoolin”, u shpreh menaxheri i goleadorit.
Gjatë gjashtë sezoneve me skuadrën e Jurgen Klopp, Salah ka fituar 7 trofe. Mes tyre Premier League (2020) dhe Champions League (2019).