• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

140 milionë euro në sezon për Mbapenë, Reali bën gati ofertën e çmendur / Vinicius: E presim

07/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Transferimi i mund shëm i Kilië Mbap esë tek Reali Madridit ka nisur të marrë formë edhe pse deri më tani klubi i bardhë ka vendosur të luajë në mbrojtje. Në Madrid presin çdo ditë të mësojnë zhvillimet nga Parisi, duke qenë të bindur se ata janë i vetmi destinacion i mundshëm i Mbapesë. Në Madrid e kanë të qartë se kapiteni i kombëtares franceze nuk do të luajë askund tjetër veç Madridit.

mbape

Me këtë ide duket se kanë nisur të mësohen edhe në Francë. Ka qenë gazeta franceze “Le Parisien”, që ka dhënë datën e mundshme të ofertës së parë zyrtare që Reali i Madridit do t’i bëjë kampionëve të Francës.

Gazeta e kryeqytetit francez ka nënvizuar se oferta e parë e Realit do të vijë pas datës 15 gusht, kur nga fundi i merkatos do të kenë mbetur rreth dy javë.“Le Parisien” pohon se “Nëse oferta është e kënaqshme, telenovela do të përfundojë menjëherë”.

Synimi i klubit francez të jetë shitja e Mbapesë në këtë merkato, pasi në asnjë rrethanë nuk duan që ai të largohet si lojtar i lirë. Një ofertë prej rreth 200 milionë euro, nëse do të paraqitej, do të pritej mirë dhe shitja e saj do të mbyllej menjëherë.

REALI 140 MILIONË – Nëse “Le Parisien” ka mbajtur qëndrimin e vet në lidhje me të ardhmen e Mbapesë, televizionin spanjoll “Tele Madrid” ka bërë me dije se klubi i bardhë ka përgatitur një ofertë prej 2012 milionë eurosh për Parisin – që me siguri është një shumë që Al-Khelaifi nuk do ta refuzonte – ndërkohë që ky televizion ka zbuluar edhe rrogën e mundshme të sulmuesit në Spanjë.

Sipas “Tele Madrid”, Reali do të nënshkruajë për 4 sezone me Kilië Mbapenë dhe sulmuesi aktual i PSGsë pritet të përfitojë një pagë prej 140 milionë euro bruto në sezon, shifra këto që gjithsesi mbeten për t’u konfirmuar nga klubi i bardhë.

VINICIUS – Që ditën e parë që në media doli emri i Kilië Mbapesë, natyrisht që ai është shpesh në gojën e lojtarëve të Realit.

mbape vinicius

Mendimet kanë qenë nga më të ndryshmet, por askush nuk e vë në pikëpyetje faktin se Mbape i ka dyert e hapura në Madrid dhe do të ishte një përforcim i jashtëzakonshëm për ekipin e drejtuar nga Karlo Ançeloti.

Por Vinicius ka zgjedhur të flasë hapur për Mbapenë. “Mbape është i mirëpritur në Madrid, shpresojmë që të vijë një ditë e më parë, e presim këtu”, deklaroi sulmuesi brazilian i Realit.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Inter heq dorë nga Trubin, talenti ukrainas firmos me “shqiponjat” e Lisbonës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.