Prishtina nuk do të mund të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” si vendase për një periudhë të pacaktuar.
Këtë e ka bërë të ditur sot kryetari i Komisionit për Gara në Federatën e Futbollit të Kosovës, Abdyl Bellopoja.
Në njoftim thuhet se arsyeja që Prishtina nuk mund t’i luajë ndeshjet e sezonit të ri në ‘shtëpinë e saj’, është për shkak se fusha është në gjendje të rënduar.
Kështu që, me rekomandimin e ekspertëve të UEFA-s, është kërkuar që të bëhet riparimi i fushës për ndeshjen që Kosova e luan kundër Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Ky takim do të zhvillohet më datën 9 shtator. Kështu që, ekipet e ekspertëve të fushës, do të punojnë për ta rikthyer në gjendje të mirë për ndeshjen e radhës së ‘Dardanëve’.
Kujtojmë që së fundmi në ‘Fadil Vokrri’ u zhvillua një mbrëmje boksi, me Robin Krasniqin organizator.
Gjithashtu artisti i mirënjohur Capital T më 11 gusht do të përformonte në stadium, por që koncerti i tij u anulua për të njëjtën arsye./Lajmi.net/