Sunday, 3. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Shtyhet me një javë fillimi i Abissnet Superiore

GS 07/08/2023 1 Min. Lesezeit

Tani është zyrtare. Abissnet Superiore do të fillojë më 26 gusht, ndyshe sa ishte caktuar më parë data 19 gusht.

Shkak për shtyrjen u bë shumica e klubeve të cilat kërkuan shtyrjen me një javë si pasojë e mospërgatitjes në kohë për fillimin e sezonit ri.

Postimi i FSHF:

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se nisja e sezonit të Kampionatit Kombëtar “Abissnet Superiore” për sezonin 2023-2024 është shtyrë me një javë.

Sezoni i ri futbollistik ishte planifikuar të niste më datë 19 gusht ndërkohë që pas kërkesës së mazhorancës së klubeve për spostimin e nisjes së aktivitetit me një javë, e cila është marrë në shqyrtim nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, është spotuar për më datë 26 gusht 2023 kur do të zhvillohet dhe java e parë.

Lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet pjesëmarrëse në Abissnet Superiore. /G.D abcnews.al/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Teilen: