Sunday, 3. May 2026
Sport

Humbje e madhe për Tiranën, ja sa do të mungojë Gentian Selmani

GS 07/08/2023 1 Min. Lesezeit

Nga tre deri në 6 muaj, kjo është prognoza që parashikohet në rastet e dëmtimit të tibias së dorës.

Gentian Selmani u dëmtua në ndeshjen kundër Beshiktash dhe do t’i nënshtorhte ndërhyrjes pasi një gjë të tillë e bën të ditur klubi bardheblu në rrjetet sociale.

Sipas Tiranës, ai ka thyer tibian, një dëmtim i rëndë që do t’i kushtojë ndërhyrjen kirirgjikale dhe si pasojë 3-6 muaj pushim, përpara se të rikthehet në fushën e lojës.

Kjo do të thotë se minimalisht Selmani do t’i mungojë Tiranës deri në fillim të muajit dhjetor dhe klubi kryeqytetas duhet t’ia besojë portën veteranit Ilion Lika.

Teilen: