Monday, 23. March 2026
Sport

VIDEO/ “Ishin një italian dhe një francez”, Tonali nis kursin e anglishtes me dialekt: Mirësevini në Ton… ali

GS 08/08/2023 1 Min. Lesezeit

Sandro Tonali u transferua nga Milani te Njukasëll në Angli, teksa aventura e re ka nisur mjaft mirë. Mesfushori italian është kthyer menjëherë në idhullin e tifozerisë vendase të cilët në miqësore nuk i kanë kursyer banderolat në mbështetje të tij.

TONALI

Sakaq një video e publikuar nga firma e njohur angleze, “JD Sports” ka bërë xhiron e rrjetit. Në video, shihet Tonali duke darkuar me David Ginolën, legjendën e klubit të Njukasëllit.

Ish-futbollisti francez i mëson lojtarit italian gjuhën angleze me dialektin e zonës së verilindjes. Për Tonalin nuk duket e vështirë që të ambientohet me dialektin e ri.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: