Arsenali pritet që ta transferojë portierin e Brentford, David Raya.
Agjencia e lajmeve PA ka raportuar se njëzet e shtatë vjeçari do të transferohet për një shumë prej 30 milionë funtesh.
Spanolli pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.
Raya do t’i bënte konkurrencë portierit kryesor, anglezit i cili ishte i pazëvendësueshëm edicionin e kaluar, Aaron Ramsdale.
Ardhja e Raya mund të nxisë largimin drejt Nottingham Forest të portierit të Shteteve të Bashkuara, Matt Turner.