• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Serxho Ramos kërkon me çdo kusht kthimin e  bujshëm në Spanjë për të luajtur në Champions, ish-klubi e refuzon

08/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Serxho Ramos i dha lamtumirën PSG-së në fund të edicionit pasi palët nuk rinovuan marrveshjen mes tyre. U përfol për shumë klube të interesuara për mbrojtësin spanjoll, por për momentin ai ka mbetur mes katër rrugëve, pa një destinacion të qartë për të ardhmen e tij.

RAMOS

Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se në fakt Ramos kishte piketuar një kthim të bujshëm në vendlindje. Ai kishte shprehur gatishmërinë që të bashkohej me Seviljen, klubi ku u bë i famshëm, teksa ishte gati të bënte sforco të rëndësishme financiare duke ulur pretendimet e tij ekonomike.

Por në klubin në fjalë i kanë mbyllur çdo derë kthimit të futbollistit, ndonëse ky i fundit kishte bërë të qartë se ishte gati të paguhej edhe me “bonuse objektivash”, si numër ndeshjesh të luajtura apo në bazë të klasifikimit në kampionat dhe kompeticionet ndërkombëtare.

Zëvendëspresidenti i klubit, Hosé María del Nido Karrasko, deklaroi publikisht se nuk kishte asnjë bisedë dhe mundësi që Ramos të kthehej te Sevilja, ku është formuar si futbollist. Edhe Viktor Orta, drejtori sportiv, përsëriti të njëjtën gjë. “Me modelin e skuadrës që kemi, nuk ekziston asnjë mundësi që ai të vijë, pasi kemi 6 mbrojtës qendre. Me një numër të tillë futbollistësh në këtë pozicion, nuk ekziston mundësia për të folur me të”, tha ai, duke bërë të qartë se nuk kishte në plane Ramosin.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mmesfushori i Kombëtares zgjidhet në formacionin e javës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.