Monday, 23. March 2026
Sport

VIDEO/ Miqësore emocionuese me 6 gola, Barcelona përmbys Totenhemin 

GS 08/08/2023 1 Min. Lesezeit

U luajt mbrëmjen e sotme miqësorja mes Barcelonës dhe Totenhemi që prodhoi plot 6 gola. Katalanasit e Çavit arritën të triumfonin me rezultatin 4-2, duke përmbysur disavantazhin e pjesës së parë.  

levaaaa

Fillimisht ishte Levandovski që hapi serinë e golave në minutën e tretë, ndërkohë që anglezët përmbysën gjithçka me anë të Skip, që realizoi dy herë në minutat 24 dhe 36. 

Edhe fragmenti i dytë i lojës regjistroi 3 gola të tjerë. Ferran Torres ishte ai që në minutën e 81-të, do të vendoste baraspeshën e përkohshme, ndërkohë që Ansu Fati në minutën e 90 dhe Ezalzouli në minutën 90+3, vulosën triumfin e katanasve.

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE: 

formacionet barca

PANORAMASPORT.AL

Teilen: