Romelu Lukaku është tema më e nxehtë e merkatos së verës së Itali dhe jo vetëm. një kalim i mundshëm nga Interi te Juventusi, duket çdo ditë e më pranë por për këtë transferim, ultrasit e bardhezinjve janë kundër.
Së fundmi, ata kanë dalë edhe publikisht kundër Lukakut. Me anë të një banderole, “Curva Sud Torino” e ka thënë fjalën e saj duke shprehur pakënaqësinë për transferimin e mundshëm të Lukakut, të cilin e konsiderojnë një portier të dytë e jo sulmues.
“Lukaku, qëndro në Milano. Ne e kemi portierin e dytë”, shkruhet në banderolën e hapur nga tifozët gjatë mbrëmjes së djeshme. Tashmë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në merkato me lojtarin belg.
PANORAMASPORT.AL