Tuesday, 24. March 2026
Sport

E BUJSHME/ Milionat e arabëve bëjnë për vete Nejmarin, sulmuesi brazilian drejt transferimit te skuadra e…

GS 13/08/2023 1 Min. Lesezeit

Nejmar Jr ishte një tjetër nga emrat e përfolur këtë merkato vere, me yllin brazilian që i komunikoi PSG-së se dëshira e tij ishte për t’u larguar.

nejmar

Në garë për të ishin shumë klube, por duket se vetëm një ia ka dalë me sukses që të bindë 31-vjeçarin dhe nuk është Barcelona.

Siç bëjnë me dije mediat, Nejmar ka pranuar një ofertë të bujshme nga Arabia Saudite për t’u bashkuar me skuadrën e Al-Hilal.

Akordi mes klubit dhe lojtarit është drejt fundit, teksa tashmë pritet vetëm përgjigja e PSG-së, që gjithashtu nuk do ta mbajë më në skuadër brazilianin.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: