Al Nassr e nis me një humbje kampionatin në elitën e futbollit në Arabinë Saudite teksa u mposht nga skuadra që drejtohet nga Al Etifaqi i Stiven Zherard me shifrat 2-1.
Në mungesë të Kristiano Ronaldos për arsye dëmtimi, ishte Sadio Mane ai që provoi të shndërrohej në një lider për Al Nassr, duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në minutën e katërt të sfidës, ndërkohë që Al Etifaqi përmbysi gjithçka në minutat 47 dhe 53 me golat e Kuaizon dhe Dembele.
Shifrat nuk ndryshuan pavarësisht përpjekjeve të Al Nassr teksa u ndalën në dy raste nga shtyllat. Por, në fund skuadra e Zherard triumfoi dhe i gëzohet kështu tre pikëve të para në kampionat.
Ndërkohë në duelet e tjera të javës së parë të zhvilluar ditën e sotme, Al Hilal mposhti 1-3 Abhan. Të 3 golat për skuadrën e Al Hilal i realizoi Malkom në minutat 31, 55 dhe 77.
Fitore bindëse edhe për skuadrën e Al Itihad, ku aktivizohet Karim Benzema, teksa mposhtën me rezultatin 0-3 ekipin e Al Raed. Edhe pse ishte titullar bomberi francez nuk arriti të realizonte asnjë gol në këtë duel. Koronado me dopietë dhe Hamdallah ishin autorët që shënuan për Al Itihad. Ndërkohë dueli tjetër mes Al Shabab dhe Al Akhdoud përfundoi në barazim 1-1.
PANORAMASPORT.AL