Franci Lala është zyrtarisht futbollist i Kukësit. Mbrojtësi 24-vjeccar kalon në Superiore nga Kategoria e Parë ku së fundmi ka qenë pjesë e skuadrës së Korabit.
Mbrojtësi ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me verilindorët, duke shtuar në këtë mënyrë forcat në prapavijë. Kujtojmë që pak ditë më parë, Kukësi firmosi me një tjetër futbollist nga Korabi dhe bëhet fjalë për Mario Beshirajn.
NJOFTIMI I KLUBIT:
“Futboll Klub Kukësi njofton se mbrojtesi Franci Lala është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 24-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.
24 vjeçari, i lindur në Tirane, vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar, ku sezonin e fundit ishte pjese e KF Korabi !
Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Franci Lala dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Franci
Skeda e Lojtarit:
Emri: Franci Lala
Mosha: 24 vjeç
Kombësia: Shqiptare
Pozicioni: Qendermbrojtes/ h.ll/abcnews.al