Wednesday, 25. March 2026
Sport

Kazimoski: Fitore e rëndësishme ndaj një kundërshtari me shumë kualitet

GS 15/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Novacit nga Manastiri ka debutuar me fitore në Ligën e Dytë maqedonase, në ndeshjen e parë të stinorit pranveror,

Novaci në terren të vet e mposhti ekipin e Arsimit nga Çegrani me rezultat 2:0.

Jasin Kazimoski, përforcimi i ri i Novacit, tha se fitorja ishte shumë e rëndësishme ndaj një skuadre me kualitet.

Ai shtoi se këto tre pikë janë fituar me plotë meritë.

“Një fitore shumë e rëndësishme ndaj një kundërshtari me shum kualitet. Për ne si ekip që rikthehet në Ligën e Dytë është një fitore shumë e rëndësishme por edhe e merituar.

Zbatuam detyrat e dhëna nga ana e trajnerit dhe luftuam me zemër në fushë për t’i mbajtur 3 pikët në Manastir. Tash fokusohemi për ndeshjen e radhës që të bëjmë një rezultat pozitiv”, tha Kazimoski.

Teilen: