Wednesday, 25. March 2026
Sport

VIDEO/ Ndeshje fantastike dhe dramatike, Spanja finaliste e Kupës së Botës për femra

GS 15/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja e Spanjës ka fituar ndaj Suedisë në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror të femrave. Spanja ka mposhtur Suedinë me rezultatin 2-1, për të kaluar në finalen e madhe.

Ekipi kombëtar i Spanjës kaloi në avantazh me Parullellon në minutën e 81-të.

Megjithatë, Suedia reagoi shpejtë, duke barazuar rezultatin me Blomqvist në minutën e 88’të.

Kur menduam se po shkonim drejt vazhdimeve, në fushë u shfaq Carmona Garcia me një eurogol në minutën e 89’të.Spanja do të luajë në finale me fituesin e takimit Angli – Australi./ h.ll/abcnews.al

Teilen: