Portieri i Getafe-s, David Soria, ka reaguar pas pakënaqësisë së shprehur nga trajneri i Barcelona-s,
Xavi, pas barazimit pa gola të regjistruar në ndeshjen e parë të kampionatit në La Liga.
“Sezonin e kaluar, trajneri i Barcelona-s ka gjetur justifikime të tjera për ndeshjen kundër nesh.
Ka thënë se faji i paraqitjes së keqe ishte për shkak të diellit dhe fushës, këtë sezon e ka kapur me arbitrin””, ka thënë Soria.
“Ka gjithmonë justifikime.
Më pëlqen që e mendon kështu sepse kjo do të thotë se kemi luajtur mirë. Nuk mund të vijnë në stadiumin tonë dhe të luajnë si duan, ne kemi pika të tjera force”, ka përfunduar Soria.