Wednesday, 25. March 2026
Sport

Firmos me Lorenco Vilën për dy sezone

GS 15/08/2023 1 Min. Lesezeit

Lorenco Vila është lojtari më i ri i skuadrës së Dinamo City.

Ditën e sotme sulmuesi njoftoi në rrjetet sociale largimin nga Teuta, ku kaloi shtatë vite, për të nisur një eksperiencë të re.

“Supersport.al” mëson se sulmuesi 24-vjeçar do të qëndrojë në qytetin e Durrësit, por tashmë do të veshë një tjetër fanellë, atë të skuadrës së Dinamo City.

Dinamo dhe Lorenco Vila kanë firmosur që të bashkëpunojnë për dy sezone.

Teilen: