Një nga ata që nuk e ka kapërdirë humbjen e Superkupës së Gjermanisë ka qenë Matajs De Ligt.
Gjiganti i mbrojtjes së Bajernit të Mynihut e quan të tepruar pësimin e tre golave dhe ndoshta gjen edhe gabimin e atij rezultati: “Hymë në ndeshjen e parë të rëndësishme të sezonit në mënyrën më të keqe dhe menjëherë bëmë shumë gabime në mbrojtje, por në të njëjtën kohë nuk shfrytëzuam asnjë rast në sulm. Unë mendoj se ndoshta ato që na u dukën pozitive në miqësoret e verës, në fitoret me Monakon dhe Liverpulin kanë qenë një gënjeshtër.
Dhe është normale që asnjëherë rezultateve të miqësoreve nuk duhet t’i besosh. Ndoshta ne mendonim se ishin përpara me përgatitjet dhe jo vetëm atë fizike, por pas Superkupës kuptuam se kemi ende shumë probleme për të zgjidhur dhe duhet të stërvitemi që t’i zgjidhim sa më shpejt, nëse duam që ta nisim mbarë Bundesligën”, tha De Ligt.
PANORAMASPORT.AL