Real Madrid do të heqë dorë nga ideja për të nënshkruar me Kylian Mbappe nëse ai zgjat kontratën.
Sipas El Chiringuito, nëse francezi nënshkruan një kontratë të re me PSG-në, Madridi do të marrë vendimin përfundimtar për të hequr dorë nga përpjekjet për të negociuar me të. Transferimi i sulmuesit te Real Madridi nuk do të jetë i mundur në të ardhmen.
Më herët u raportua se klubi spanjoll nuk e konsideron të dështuar rikthimin e Mbappe te parizienët dhe synon ta nënshkruajë me atë falas në vitin 2024. /G.D abcnews.al/