Në shtypin e huaj dolën informacione se Messi është dëmtuar në seancën stërvitore të Inter Miamir. Botimi Goal ka publikuar një video ku tregon se si Leo e ka ndrydhur këmbën.
Shihet qartë se argjentinasi filloi të çalojë në këmbën e majtë, por nuk ka asnjë arsye për shqetësim.
Gerardo Martino, trajneri i Inter Miami, është i bindur se asgjë nuk kërcënon shëndetin e Messit:
“Nuk kam qenë i pranishëm gjatë gjithë seancës stërvitore, kështu që nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi. Jam i sigurt se nëse do të ndodhte diçka serioze, të gjithë do të tronditeshin. Por asgjë e tillë nuk ndodhi, ndaj jam i bindur se asgjë e tmerrshme nuk ka ndodhur”.
Lionel ka luajtur vetëm 5 ndeshje për Inter Miami, dhe ka arritur të shënojë 8 gola dhe të japë 1 asistim. /G.D abcnews.al/