U rrëzua nga kali, vijnë lajme të mira për Sergio Ricon!
Lajm i mirë për Sergio Ricon dhe familjen e tij, pasi pas disa javësh shtrimi në spital, portieri spanjoll i Paris Saint-Germain do të marrë daljen e shumëpritur nga spitali.
Kujmë se pak ditë pas përfundimit të sezonit 2022-2023, portieri 29-vjeçar mbeti viktimë e një aksidenti të tmerrshëm, i cili për pak i kushtoi jetën, kur u rrëzua nga kali.
Pas një qëndrimi të gjatë në reanimacion, Rico iu nënshtrua një operacioni në kokë dhe duket se kësaj eksperience të pakëndshme po i vjen fundi, pasi pritet të dalë nga spitali dhe të kthehet në shtëpi.