Wednesday, 25. March 2026
Sport

E ardhmja e Rashicës merr kthesë të papritur, shqiptari i Kosovës arrin akordin me rivalët e Gallatasarait 

GS 15/08/2023 1 Min. Lesezeit

E ardhmja e Milot Rashicës, duket se ka marrë një kthesë të papritur. Kur të gjithë prisnin që sulmuesi në pronësi të Noruiçit, të transferohet te Gallatasarai, skuadra ku luajti si i huazuar sezonin e kaluar, ka ndodhur një surprizë e madhe, teksa raportohet se Rashica po udhëton drejt Turqisë, për të nënshkruar me Beshiktashin, skuadrën rivale të Gallatasarait.  

rashicaaa

Bëhet me dije se shqiptari i Kosovës, po transferohet për 5.3 milionë euro nga Noruiçi dhe akordi në parim është arritur, teksa pritet vetëm zyrtarizimi në ditët në vijim. Në sezonin që sapo u mbyll, 27-vjeçari u aktivizua 25 ndeshje si i huazuar te Gallatasarai ku arriti të realizonte 4 gola.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: