Wednesday, 25. March 2026
Sport

Todoroski firmos për Partizanin e Tiranës!?

GS 15/08/2023 1 Min. Lesezeit

Reprezentuesi maqedonas Todor Todoroski është gati të vazhdojë karrierën në radhët e klubit të ligës së parë shqiptare Partizani nga Tirana.

Mbrojtësi i djathtë 24-vjeçar, sezonin e kaluar ka luajtur për Sumgait në Azerbajxhan, pritet të promovohet zyrtarisht në ditët në vijim me fanellën e kampionit shqiptar Partizani, i cili këtë verë është afër që  të kualifikohet në play-off në Liga e Konferencave UEFA.

Përveç Sumgait, Todoroski më herët ka luajtur për Sered të Sllovakisë, Radniçkin e Nishit, si dhe ekipet e ligës së parë të Kroacisë, në Shibenik dhe Osijek.

Në kampionatet e Maqedonisë është paraqitur për Kozhufin, Metalurgun dhe Vardarin.

Teilen: