• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

13 pyetje për 60 sekonda! Nga idhujt, te emocionet më të paharrueshme, ja si përgjigjet Leao

16/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Rrjeti social “TikTok” po përjeton ndoshta kulmin e tij. Në profilin “The Residency” ka qenë i ftuar Rafael Leao, që u ka dhënë përgjigje disa pyetjeve nga fansat. Gjithçka brenda 60 sekondave për portugezin, që ka folur për idhullin, shkollën dhe momentin më të sikletshëm në karrierë.

pioli leao

Sipas jush kush është sulmuesi më i mirë në historinë e futbollit?
Kristiano Ronaldo.

Keni qenë nxënës i mirë?
Po. Shkollën nuk e kam lënë kurrë pas dore.

Cili është aspekti më i bukur i të qenit i famshëm?
Njerëzit të njohin në rrugë për shkak të profesionit. Është një ndjesi fantastike.

Po aspekti më negativ?
Fakti që duhet të bësh gjithmonë fotografi me njerëzit.

Kush është idhulli juaj?
Kristiano Ronaldo.

Kur ka qenë momenti më emocionues në karrierë?
Debutimi me skuadrën e parë te Sportingu i Lisbonës.

Cili është filmi juaj i preferuar?
“Fast and Furious”.

Po kënga e preferuar?
Roddy Rich – “Down Below”.

Cili ka qenë momenti më i sikletshëm për ju si futbollist?
Kur një tifoz më puthi këmbën.

Po goli më i bukur?
Kundër Atletikos së Madridit në Ligën e Kampioneve.

Çfarë do të bëni pas karrierës si futbollist?
Plani alternativ është muzika.

Ëndrra juaj më e madhe me kombëtaren?
Të fitoj Kupën e Botës.

Po individualisht?
“Topi i artë” dhe Liga e Kampioneve janë objektivat e radhës.

 

Next Post

Inter Maimi kualifikohet për në finale të Kupës së Ligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.