• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

FOTO/ Sezon i ri me avaze të vjetra, Inzagi me një formacion tip

16/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Apiano Xhentile kanë nisur tashmë përgatitjet për sezonin e ri, me Serinë A që do të marrë jetë të shtunën ndaj Monzës në “San Siro”. Zikaltrit do të luftojnë në tri fronte: në kampionat, Champions League dhe Kupën e Italisë dhe Inzagi duhet t’i bëjë llogaritë për të pasur gjithmonë në formë skuadrën, mes kalendarit të ngjeshur dhe dëmtimeve, por edhe pas një merkatoje që ka parë hyrje dhe dalje dhe që ka sjellë jo pak ndryshime në organikë.

inter

Largimet e lojtarëve në skadencë kontrate kanë qenë të shumta (Handanoviç, Shkriniar, D’Ambrozio, Galjardini, Xheko), ashtu si shitjet e lojtarëve të rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës (mosgjetja e akordit me Lukakun, largimet e Brozoviçit, Onanës, Gosensit), lëvizje këto që kanë lënë jo pak shenjë në ekipin zikaltër. Pavarësisht kësaj, drejtuesit janë përpjekur të kufizojnë sa më shumë dëmet falë emrave që kanë sjellë në skuadër. Afrimet e Zomerit, Auderos, Jan Bisekut, Karlos Augustos, Fratezit, Turamit e Arnautoviçit kanë mbushur hapësirat e lëna bosh, por Simone Inzagi duhet ende t’i përshtatë me mekanizmat zikaltër, për të bërë që makineria “Inter” të funksionojë në mënyrën e duhur.

FORMACIONI TIP – Si një besnik i 3-5-2-shit dhe titullarëve të tij, trajneri zikaltër pritet të jetë edhe këtë vit larg eksperimenteve, duke pasur një formacion tip gjatë gjithë sezonit. Përveç Zomerit, që do të jetë padyshim portieri i parë, në kushtet në të cilat ndodhet tani mbrojtja, Bastoni, Açerbi e Darmian do të jenë titullarët. Në mesfushë përveç të zakonshmëve Çalhanoglu-BarelaMikhitarian në qendër, Dumfris e Dimarko do të jenë në korsi. Turam nuk ka bindur deri më tani, por do të jetë i zgjedhuri krah liderit Lautaro.

BALOTAZHET – Ka disa pika në të cilat pritet të ketë dyshime për trajnerin. Një nga pikëpyetjet më të mëdha është në krahun e djathtë të mesfushës. Ajo që ka treguar Kuadrado kërcënon dukshëm Dumfrisin dhe kolumbiani nuk përjashtohet t’i marrë vendin e titullarit holandezit. Një tjetër blerje e re si Fratezi, që ka qenë absolutisht njeriu më në formë i Interit në këtë fazë përgatitore, mund të jetë kërcënues për Mikhitarianin, pasi italiani ka treguar në kombëtare se mund të funksionojë mirë në çift me Barelën. Në fund një nga pasiguritë më të mëdha i përket shokut të repartit të Lautaros. Edhe pse Turami është projektuar të jetë titullar, forma e tij e deritanishme mund të bëjë që Arnautoviç t’i marrë vendin, ndoshta deri në përshtatjen e tij.

INTER (1)

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Superkupa e Europës/ Kampionët e Sitit zbresin në fushë, dy skuadrat kërkojnë të thyejnë tabunë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.