Wednesday, 25. March 2026
Sport

Blen 17 milionë euro talentin e Juventusit, pret edhe Hugo Llorisin

GS 16/08/2023 2 Min. Lesezeit

Merkato e Lazios ka marre “hov” tashme! 

Nicolo Rovella është zyrtarisht mesfushori i ri i Lazios.

I kthyer nga sezoni i huazuar te Monza, futbollisti i lindur në vitin 2001 largohet përgjithmonë nga Juventusi, klubi që e kishte blerë në janar të 2021 për 18 milionë euro plus bonuse. Bardhezinjte e kane shitur 17 mln euro sot.

“SS Lazio njofton se ka arritur një marrëveshje me Juventus F.C. dhe futbollistin Nicolò Rovella për shitjen e përkohshme dyvjeçare të kontratës sportive me detyrimin për ta shndërruar në shitje përfundimtare me paraqitjen e rezultateve të caktuara sportive.”

Pas përcaktimit të shitjes së Luis Maximiano, Lazio tani po bën presion që të përpiqet të mbyllë blerjen e Hugo Lloris, portierit francez zëvendës-kampion bote, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin londinez Tottenham.

Me blerjen e Vicario, Spurs tani kanë një portier të ri titullar dhe Lloris eshte gati per nje aventure te re.

Rroga do te ishte e madhe por me Dekretin e Rritjes, do te kishte goxha perfitime ne taksim.

Duke pasur Provedel, Lazio deshiron te beje dy portierë cilësorë duke ditur se sivjet luan edhe ne Champions League.

Teilen: