Wednesday, 25. March 2026
Sport

Felix mendon zgjidhjen ekstreme

GS 16/08/2023 1 Min. Lesezeit

Joao Felix dhe Altetico e Madridit mund të përfundojnë në gjyq. Sipas kanalit televiziv spanjoll, “La Sexta”, lojtari portugez, Joao Felix, po shqyrton mundësinë e zgjidhjes së kontratës që e lidh atë me Atleticon e Madridit në mënyrë të njëanshme.

Ky variant mund të marrë jetë në rast se Atlético refuzon mundësitë që ka në dorë menaxheri i ndërkombëtarit portugez, Jorge Mendes.

Nëse do të ndodhë kështu, avokatët e Félixit tashmë do të marrin në konsideratë hipotezat e ndryshme në tryezë, duke përfshirë përfundimin e njëanshëm, të cilin ata do të duhet ta justifikojnë në një mënyrë të pakundërshtueshme.

Për João Félix, situata në Madrid ishte bërë e paqëndrueshme, aq më tepër pas asaj që ndodhi në debutimin e Atléticos në ligën spanjolle, kundër Granadas.

Teilen: