Klubet e Premier Ligës tashmë kanë shpenzuar më shumë se një miliard paund këtë verë me disa emra të mëdhenj që janë transferuar. Yje të tillë si Rasmus Hojlund dhe Joshko Gvardiol kanë bërë lëvizje të mëdha parash në Angli gjatë merkatos së kësaj vere, ndërsa atyre u shtohen edhe disa transferime të mëdha të tjera, të cilat mund të formojnë që tani një formacion të tërë yjesh të transferuar vetëm në këtë dritare.
Arsenali ka qenë deri tani shpenzuesi më i madh këtë verë, me transferimin rekord të Deklan Rajsit, që ka kaluar shifrën e 100 milionë paundëve. Nënshkrimi i mesfushorit anglez, së bashku me Kai Havercin dhe Xhurrien Timberin, do të thotë se klubi i “topçinjve” ka shpenzuar mbi 200 milionë paund. Por klubi londinezo-verior nuk është skuadra e vetme që ka shpenzuar shumë më tepër se klubet e tjera. Sepse Çelsi ka transferuar deri tani shtatë lojtarë dhe mbi 290 milionë paund të shpenzuara për yje si Kristofer Nkunku dhe Nikolas Xhekson.
Por ata thyen edhe rekordin e transferimit më të shtrenjtë të historisë së Premier Ligës, të cilën e vendosën vetë në janar me 106 milionë paundët që paguan për transferimin e Enzo Fernandezit nga Benfika. Tashmë pritet që të zyrtarizohet edhe Moises Kaisedo, me të cilin ka një akord me Brajtonin për 115 milionë paund bashkë me bonuset. Më poshtë është formacioni më i shtrenjtë deri tani i transferuar këtë verë në Premier Ligë, i cili ka kaluar shifrën në total të 678.2 milionë paundëve të shpenzuara.
PANORAMASPORT.AL