Wednesday, 25. March 2026
Sport

E konfirmon presidenti i klubit: Kjo është arsyeja pse Albion Rrahmani nuk po mund të luajë te Rapid Bukureshti

GS 23/08/2023 1 Min. Lesezeit

Albion Rrahmani ishte transferimi më i bujshëm nga Superliga e Kosovës në Evropë afatin kalimtar të kësaj vere.

  

Ish-sulmuesi i spikatur i Ballkanit iu bashkua Rapidit në Bukuresht për 600 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Rrahmani ende nuk ka debutuar me skuadrën e tij të re dhe arsyeja tashmë dihet.

Presidenti i klubit rumun, Daniel Niculae deklaroi se Rrahmani ende nuk ka marrë lejen e punës nga shteti.

“Ekipi është shumë i balancuar. Kemi dyshe në çdo pozicion, presim të kthehen edhe të tjerët me Rrahmanin. Atij i mungon leja e punës. Ai duhet të lirohet nga shteti. Gjithçka që nevojitet është një karton i gjelbër” – deklaroi ai për ProSport.ro.

Sulmuesi kosovar pak kohë më parë iu bashkua Rapid Bukureshtit duke nënshkruar kontratë trevjeçare.

Rrahmani para Ballkanit karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Malisheva./Lajmi.net/

  


Teilen: