• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Tevez: Desh më pushkatoi gruaja kur lashë Juven. 10-a e Del Pieros, e pabesueshme

23/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Karlos Tevez ka shumë nostalgji për Juventusin dhe këtë nuk mungon që ta pranojë hapur në rrjetet sociale, në një intervistë të shkurtër me uebsajtin “TuttoJuve”. Arsyeja e këtij kontaktimi ishte edhe emërimi dhe detyra e re e “Apashit”, si trajneri i ri i skuadrës së Indipendientes, pas aventurës së parë me Rozario Sentral.

asdsaddsdassda

Dhe pavarësisht shumë viteve shkëputje (luajti mes viteve 2013-2015), tregon se lidhja e tij me Juventusin ka mbetur shumë e fortë, jo vetëm nga ana e tij, por edhe e bashkëshortes, Vanesa.

“Transferimi i Juventusit ishte njësoj si një fllad ere i freskët për karrierën time, por edhe për familjen time. Ajo aventurë ishte e pabesueshme që në ditën e parë, sepse të mbërrija te Juventusi dhe të trashëgoja bluzën e Alesandro del Piero ishte vërtet një çmenduri. Ishte një moment i madh për mua dhe kur mora vendimin për t’u kthyer në Argjentinës, Vanesa, bashkëshortja ime, donte më të vriste! Të më pushkatonte!

E gjithë sepse në Itali ishte gjithçka shumë e thjeshtë për ne. Fundja, italianët janë shumë të ngjashëm me ne argjentinasit. Të gjithë jemi shumë të lidhur me familjet, prandaj një pjesë e vogël e zemrës sime do të mbetet përjetë në Itali. Në çdo ndeshje, sa herë që kam veshur bluzën e Juves kam lënë në fushë një copë të zemrës sime dhe mendoj se këtë e kanë kuptuar shumë mirë edhe tifozët bardhezi.

Por kur je kaq i lidhur me një skuadër, duhet të ndahesh menjëherë, ndryshe bëhet e vështirë të largohesh. Kështu që unë, menjëherë pasi luajta ndeshjen e fundit me Juven, finalen e Champions-it me Barcelonën në vitin 2015, u riktheva menjëherë në Argjentinë, ndryshe nuk do të mund të largohesha dot më. Por ishte një zgjedhje e nevojshme për mua”, u shpreh Karlitos Tevez.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lajm i keq për Chelsean, i lëndohet rëndë ylli i madh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.