Monday, 31. August 2026
Sport

BOMBA NGA MILANI: Rossonerët marrin vendimin përfundimtar para mbylljes së merkatos

GS 31/08/2026 2 Min. Lesezeit

AC Milan nuk pritet të jetë aktiv me çdo kusht në ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi drejtuesit besojnë se merkatoja e klubit është praktikisht e përfunduar.

Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, kuqezinjtë e konsiderojnë merkaton e tyre të kompletuar pas marrëveshjes për Omari Hutchinson. Sulmuesi anglez pritet të firmosë kontratën me Milanin dhe do të bashkohet në formë huazimi nga Nottingham Forest, me një opsion blerjeje, përcjell ORAinfo.

Hutchinson bëhet kështu përforcimi i pestë i Milanit gjatë kësaj vere.

Megjithatë, drejtuesit e klubit do të qëndrojnë të vëmendshëm në dy ditët e fundit të merkatos, në rast se shfaqet ndonjë mundësi e rëndësishme në treg.

Dy pozicionet që mund të sjellin ndonjë lëvizje të papritur janë qendërmbrojtësi dhe mesfushori ofensiv. Për repartin e sulmit, megjithatë, trajneri Ruben Amorim dhe drejtuesit e Milanit ndihen të qetë me alternativat që kanë në dispozicion.

Në qendër të mbrojtjes, Milani llogarit aktualisht në Mario Gila, Koni De Winter, Strahinja Pavlovic dhe Matteo Gabbia.

Ndërkohë, nëse do të ketë nevojë për rotacion, Sankhoun Diawara dhe Valeri Vladimirov konsiderohen alternativa të gatshme për repartin defensiv.

Edhe në krahë ka alternativa, me Filippo Terracciano dhe Davide Bartesaghi që mund të përdoren si wing-backë.

Në këto rrethana, Milani nuk ka urgjencë për të bërë një tjetër transferim në ditën e fundit. Drejtuesit do të lëvizin vetëm nëse shfaqet një mundësi e veçantë dhe e favorshme në treg. /ORAinfo/

Teilen: