• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti i thotë të gjitha

24/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti thotë se po e shijon në maksimum punën si trajner.

Italiani e ka dhënë një intervistë të gjatë për “Radio Serie A”, ku ka folur për karrierën e tij të gjatë dhe të suksesshme, për çështjen e pensionimit, për ofertat eventuale nga klubet e Arabisë Saudite dhe për shumë tema të tjera.

Unë po zbavitem ende duke punuar si trajner, më pëlqen të ushtroj çdo ditë më ekipin, të gjej zgjidhje dhe mundësi të reja për skuadrën, të jem me lojtarët. Çdo vit ka gjëra të reja që mund t’i sjellësh brenda një skuadre. Një gjë që ndryshon vit pas viti është mosha, ndërsa për pjesën tjetër mbetet gjithçka e njëjtë. Është e vërtetë që ka ndryshuar edhe futbolli që nga viti 1995 deri tash, por kjo të shpien drejt përditësimit të vetes, që të gjesh ide të reja dhe t’i vësh ato në dispozicion të skuadrës”, deklaroi fillimisht trajneri i Real Madridit.

“Karriera? Unë jetoj ditë pas dite, kështu që s’mund të bëj bilanc të karrierës. Çdo ditë kam gjëra për të cilat mund të mendoj, mbetem mjaft aktiv, sepse nuk kam kohë për të bërë llogari. Nëse ekziston një datë për t’u pensionuar? Data fikse do të jetë më 1 korrik. Por, i cilit vit, më duhet ta vendos. Nëse do të jetë viti 2026? Jo, nuk e kam vendosur ende vitin”, shtoi ish-trajneri i Juventusit, Milanit, Chelseat, Paris Saint-Germainit, Evertonit, Bayern Munichut dhe Napolit.

“Ofertat nga Arabia Saudite? Jo, nuk kam marrë kurrë oferta direkte. Unë jam mirë në Madrid dhe këtë e di krejt bota”, vazhdoi ai.

“Përse s’ke udhëhequr kurrë Kombëtare? Sepse më pëlqen të ushtroj çdo ditë”, nënvizoi ai.

Sidoqoftë, Ancelotti do t’i japë fund trendit të të punuarit veç me klube vitin tjetër kur do ta marrë në dorë Kombëtaren e Brazilit nga vera tjetër.

Ai ka folur edhe për Serie A, për të cilën thotë se ndiqet mjaft shumë në Spanjë pasi i ka disa ekipe të rëndësishme dhe se atje ndiqet më shumë se Premierliga.

Sa i përket “Scudettos”, “DonCarlo” i sheh katër ekipe kandidate, Napolin, Milanin, Interin dhe Juventusin.

Next Post

PSG pranë akordit me sulmuesin e Frankfurtit për 70 milionë euro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.