• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Korrea drejt Marsejës, Interi “piketon” rikthimin e sulmuesit që shënoi 18 gola

24/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Interi është duke përgatitur një “rokadë” në sulm. Joakin Korrea është shumë pranë transferimit në kampionatin francez te skuadra e Marsejës.

KORREA

Nga raportimet e fundit, duket se palët kanë arritur akordin për një huazim me të drejtë blerje të argjentinasit. Marrëveshja pritet të konkludohet të enjten, teksa largimi i Korreas hap derën për rikthimin e Aleksi Sançez, që u rilind në Marsejë sezonin e kaluar. 

Sançez do të mbushë 35 vjeç, por ai e njeh mirë mjedisin, ka talent, përvojë ndërkombëtare dhe dëshirë për të vazhduar të luajë në Champions League dhe të luftojë për fitimin e titullit. 

SANCEZ 1

Vitin e kaluar kiliani regjistroi 44 paraqitje me fanellën e Marsejës, të pasuruara me 18 gola dhe 3 asistime , duke konfirmuar faktin se karriera e tij ende nuk ka hyrë në rrugëtimin e muzgut. Inzaghi e sheh Sançezin si njeriun ideal për të kompletuar sulmin dhe për të garantuar sasinë e golave që Korrea ka shënuar me pikatore në dy sezonet e fundit. Kiliani është lojtar i lirë pas aventurës 1 vjeçare me Marsejën dhe duket se ka bërë gati valixhet për rikthimin në Milano.  

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Conference League, Zekiç: Astana mbetet favorite, por ne do të bëjmë maksimumin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.