Ballkani e zhvillon sot ndeshjen e parë kundër BATE Borisov, në kuadër të “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.
Skuadra e Ilir Dajës synon që për herë të dy radhazi të inkuadrohet në fazën e grupeve të kësaj gare, por për ta bërë këtë duhet ta eliminojë skuadrën nga Bjellorusia e cila ka përvojë të madhe në garat ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
“Portokallezinjtë” konsiderohen favoritë për të triumfuar në ndeshjen e parë ndaj bjellorusëve në kryeqytet.
Skuadra nga Suhareka vjen në këtë duel nga një formë fantastike e rezultateve në pesë ndeshjet e fundit, ndryshe nga ekipi bjellorus që kanë katër humbje në katër ndeshjet e fundit.
Vlen të përmendet se BATE Borisov në tri ndeshje nga pesë të fundit kanë pësuar 16 gola.
Ndeshja e sotme do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.
Ndërkaq, një javë më vonë do të luhet ndeshja e kthimit./Lajmi.net/