Friday, 27. March 2026
Sport

Arb Manaj rikthehet në Kosovë, zyrtarizohet te Ballkani

GS 24/08/2023 1 Min. Lesezeit

Kampioni i Kosovës, Ballkani e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit kosovar Arb Manaj.

  

Manaj është rikthyer në Kosovë duke iu bashkuar Ballkanit nga Slaven Belupo në Kroaci, shkruan lajmi.net.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj. Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë” – thuhet në njoftimin e Ballkanit.

25-vjeçari luan në pozitën e qendërsulmuesit.

Ai më parë sa ka qenë pjesë e futbollit të Kosovës karrierë ka bërë edhe te Dukagjini dhe Trepça ’89./Lajmi.net/

  


Teilen: