Mohamed Salah raportohet se ka kërkuar të largohet nga Liverpooli dhe destinacion i radhës shihet Arabia Saudite.
Klubi më i interesuar për shërbimet e yllit egjiptian është Al-Ittihad që është gati të thyejë rekord sa i përket pagës së ofruar, raporton Relevo, transmeton lajmi.net.
Klubi saudit tashmë ka takuar përfaqësuesit e tij në Doha dhe do t’i ofrojë atij pagë më të madhe se të Cristiano Ronaldos në Al Nassr.
Paga e Cristiano Ronaldos raportohet të jetë 200 milionë euro në sezon.
🚨💣 BREAKING: MO SALAH WANTS TO LEAVE LIVERPOOL!
Al-Ittihad will offer him a salary that will make him the HIGHEST PAID player in the Saudi Pro League. 🇸🇦🤑
The Saudi club have already met his representatives in Doha and will offer him more wages than Cristiano Ronaldo.
They… pic.twitter.com/xRCNy7zNvl
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 24, 2023
31-vjeçari Salah është pjesë e Liverpoolit nga viti 2017 kur u transferua nga Roma për 42 milionë euro.
Salah ka qenë ndër figurat kyçe të Liverpoolit vite më parë kur “Të Kuqtë” triumfuan në Premierligë e Ligë të Kampionëve./Lajmi.net/