Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ballkani – BATE Borisov, raporton lajmi.net.
Rezultati pas pjesës së parë është i barabartë 1:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Laptev shënoi në minutën e 10-të për mysafirët, ndërkaq në të 31-tën barazoi Jashanica.
Ballkani dhe BATE Borisov janë duke u përballur në takimin e parë të “Play Off”-it për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Prezent në stadium janë një numër i madh i tifozëve në përkrahje të kampionit kosovar.
Ndryshe, takimi i kthimit do të luhet një javë më vonë./Lajmi.net/