Friday, 27. March 2026
Sport

Presidenti i Federatës spanjolle do të jap sot dorëheqje, shkak presioni i jashtëzakonshëm

GS 25/08/2023 1 Min. Lesezeit

Luis Rubialies do të njoftojë sot dorëheqjen e tij si president i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas një jave presioni në rritje pas finales së Kupës së Botës për femra të dielën e kaluar.

  

45-vjeçari u përfshi në disa momente të pakëndshme teksa Spanja ngriti trofeun, duke kulmuar me një puthje të sikletshme në buzët e lojtares Jenni Hermoso, njoftojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.

Presioni ishte i madh nga të gjitha anët, duke përfshirë kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe dhjetëra trajnerë e lojtarë.

Marca raporton se ai do të japë dorëheqjen e tij sot, duke i dhënë fund disa ditëve të shëmtuara në futbollin spanjoll, i cili ka mbuluar atë që duhet të kishte qenë një festë e lavdishme për Spanjën në përgjithësi./Lajmi.net/

  

  


Teilen: