• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Balaj: Nuk na takon të merremi me problemet e Kukësit

25/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e shtunë do të rikthehet Superiorja dhe Vllaznia e nis në shtëpi, ku do të presë Kukësin. Në prag të këtij takimi, Bekim Balaj që do të ketë shiritin e kapitenit ka folur para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp. Ai u shpreh se skuadra do të synojë më të mirën në një kampionat të gjatë.

“Ndeshja e parë në shtëpi, hapim kampionatit dhe nuk mendojmë gjë tjetër veç fitores. Duhet ët marrim ndeshjen me qetësi dhe e dimë çfarë duhet të japim.

Kapiten? Është ndjenjë krenarie dhe vlerësim por edhe përgjegjësi e madhe. Kam pasur fatin të luaj me shumë kapitenë dhe më erdhi radha. Shpresoj të jap më të mirën. Nuk ndryshon gjë për mua sepse përgjegjësi kam pasur kur kam firmosur dhe kur kam veshur fanellën e Vllaznisë.

Harmonia? Ka qenë e mirë. Jemi grup që njihemi. Kemi pasur kohë të përshtatemi dhe çdo gjë është gati. Jemi në formën më të mirë.

Kukësi? Nuk na takon të merremi me problemet e Kukësit. Është ndeshja e parë në një kampionat të gjatë dhe merremi me ndeshjen e radhës.

Gol nga Balaj? Goli është kënaqësi por me rëndësi është të japim maksimumin. Nuk ka rëndësi kush fiton por t’i gëzohem fitores.

Rival direkt? Fokusohemi te vetja dhe këtë gjë duhet të bëjmë ndeshje pas ndeshje. Llogaritë bëhen në fund.

Final Four? Të them të drejtën, është çështje që nuk na takon ne. Klubet janë mbledhur dhe kanë rënë dakord. Ne duhet të luajmë në fushë. Objektivi është për të kapur katërshen, Europën dhe titullin kampion. Jam i bindur se kjo skuadër është gati”, tha Balaj./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Arteta konfirmon rikthimin e Jesus, e pranon se do të ketë largime nga Arsenali

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.