• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Përvoja e parë/ Luani “Sançez”, nga dëmtimet te 4.5 milionët për largimin

25/08/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Aleksis Sançez dhe Interi janë gati t’i thonë edhe një herë tjetër po njëri-tjetrit. Një vit pas lamtumirës së stuhishme të kompletuar me një telenovelë për pagesën e largimit, rrugët e sulmuesit kilian dhe zikaltërve kryqëzohen sërish.

Alexis-Sanchez-3-scaled-e1639582838926

Një lëvizje që ka ngjallur reagime të ndryshme, si për mungesën e vazhdimësisë në tri sezonet si zikaltër, si dhe për largimin që erdhi mes polemikave. Për t’i përshëndetur 8 gushtin e një viti më parë, zikaltrit i paguan 4.5 milionë euro kilianit për të zgjidhur kontratën që i skadonte në qershor 2023. Aventurës si zikaltër i erdhi fundi pas 20 golave në 109 ndeshje në total dhe tre trofeve të fituara (titulli, Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë). Karriera e tij vazhdoi te Marseja, ku Sançez gjeti vazhdimësinë, duke e mbyllur me 18 gola në 44 ndeshje.

HUAZIMI

NË 2019-ën – Sançez kaloi portat e Apiano Xhentiles për herë të parë në qershor 2019 si huazim nga Mançester Junajtidi kur në stol ishte Antonio Konte. Kiliani shënon në ndeshjen e tij të parë kundër Sampdorias (dhe mori dhe një karton të kuq), por së shpejti fillojnë dëmtimet, 7 të tillë në tri vitet në Milano. Sezoni i parë i tij përfundon me 4 gola dhe 10 asistime në 32 ndeshje.

Aleksiii

BLERJA – Interi vendos bast për Sançezin dhe e blen atë nga Mançester Junajtidi, duke e bërë të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon. Fillimi i sezonit është ende i vështirë, mes dëmtimeve dhe stolit, ndërkohë që Konte ka gjetur çiftin perfekt “LuLa” dhe kilianin e pret pankina. Në janar gjithçka është gati për shkëmbimin me Xhekon, por asgjë nuk bëhet. Në fund të sezonit do të vijë titulli dhe kontributi i Sançezit është 7 gola dhe 8 asiste në 38 ndeshje.

SEZONI I FUNDIT – Interi humb Lukakun, por blen Xhekon nga Roma dhe për Sançezin është gjithmonë e njëjta histori: disa gola aty-këtu, dëmtime dhe pankinë. Tri momentet më ikonike janë të përqendruara në këtë sezon të fundit, pozitive dhe negative. Goli i fitores në Superkupën kundër Juventusit, topi i humbur në rastin e golit të Zhirusë në derbin që vendosi titullin dhe ai karton i kuq në “Anfield” fill pasi goli i Lautaros u kishte dhënë shpresë zikaltërve ndaj Liverpulit. Më shumë fjalë sesa gola, si intervista e famshme pas Superkupës, në të cilën ai sulmoi Simone Inzagin për mungesën e minutave.

“Ndihem si një luan në kafaz, kampionët janë të tillë. Kampionët bëjnë gjëra që të tjerët nuk i bëjnë, sa më shumë të luajnë aq më mirë janë. Nëse më lejojnë të luaj jam një përbindësh, pastaj zgjedh trajneri”, u shpreh një vit më parë Sançez, fjalë që nuk i lanë shije të mirë askujt dhe kontribuuan në lamtumirën e tij pas sezonit më pjellor të tij me 9 gola dhe 9 asiste.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Celta Vigo – Real Madrid, formacionet zyrtare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.