Njëzet e shtatë pasime të sakta dhe mbi 12 kilometra të përshkuar e vunë në pah lojën e Tizhani Reijndersit kundër Bolonjës.
Holandezi ishte ndër më të vlerësuarit, pavarësisht se elozhet kryesore i morën Pulisiçi që shënoi në debutimi dhe Zhiru që vijon të bëjë punën e tij me sukses pavarësisht se së shpejti do të mbushë 27-vjeç. Sidoqoftë, ekspertëve të futbollit, si Alesandro Kostakurta, nuk u ka shpëtuar loja e 24-vjeçarit që erdhi te Milani për rreth 20 milionë euro nga Alkmari.
“Reijnders është më i zgjuari, ai i ndihmon të gjithë të tjerët të lartësojnë ekipin. Holandezët me të cilët luaja kishin këtë karakteristikë: ata dinin të luanin futboll dhe e bënin shumë mirë punë e tij. Çfarë i lidhi ata së bashku? Mendjemadhësia: të gjithë ishin nga pak”, ka deklaruar ish-mbrojtësi i “djallit” në një deklaratë për rrjetin “DAZN”.
PANORAMASPORT.AL