“Dhimbje koke” për trajneri Karlo Ançeloti. Pas Kurtuasë dhe Militaos, një tjetër titullar ka ngjallur frikë në kampin madrilen. Bëhet fjalë për yllin brazilian, Vinicius Zhunior, i cili ka lënë fushën i dëmtuar në minutën e 18-të, në duelin ndaj Selta Vigos, duke i lënë vendin Joselu.

Në ditët në vijim pritet të zbulohet edhe shkalla e dëmtimit të sulmuesit brazilian. Mungesa e tij do të ishte një goditje e madhe për madrilenët.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: