Sunday, 29. March 2026
Sport

VIDEO/ Reali i falet Bellingamit, ylli anglez bën heroi ndaj Selta Vigos

GS 25/08/2023 2 Min. Lesezeit

Xhud Bellingam është njeriu i momentit te Reali i Madridit. Ylli anglez shënoi golin e fitores në triumfin 0-1 që skuadra e Ançelotit arriti në transfertë ndaj Selta Vigos.  

Bellingam

Mesfushori gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81-të, duke i dhuruar 3 pikë skuadrës madrilene, në përballjen që rezultoi tepër e luftuar.  

Realiiii

Selta gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 3-të me anë të Larsen, por goli u anulua nga VAR për faull në sulm. Ndërkohë në minutën e 18-të, Reali humbi Vinicius Zhunior, i cili la fushën i dëmtuar. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0. Në minutën e 68-të, Rodrigo kishte shansin e artë për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa gaboi një 11-metërsh.  

Për Bellingam ky ishte goli i katërt në 3 ndeshje, duke u konfirmuar kështu si ylli i madrilenëve.  

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: