Tashmë është zyrtare! Interi dhe Olimpik Marseja e kanë mbyllur marrëveshjen për Korrean si një transferim në formë huazimi me të drejtë blerjeje, që do të bëhet i detyruar në rast se francezët do të kualifikohen në edicionin e ardhshëm të Champions League.
Huazimi kryhet për 2 milionë euro me blerjen e detyruar për 13 milionë, një operacion që mund të shndërrohet në huazim për 2 milionë euro, blerjen për 10 milionë plus 1 milionë euro në formë bonsusesh.
Mes sulmuesit dhe francezëve është gjetur po ashtu akordi nëse do të ushtrohet blerja e lojtarit, për një kontratë 3-vjeçare prej 3 milionë eurosh në sezon. 29- vjeçari ka qenë edhe në verën e kaluar pranë kalimit te Marseja dhe tani duket se do të ketë mundësinë të luajë në “Velodrome”.
PANORAMASPORT.AL