Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka ndarë një lajm shumë të mirë për të gjithë adhuruesit e sportit.
Ai ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për ndërtimin e tribunës te stadiumi “Ramiz Sadiku”, me kapacitet 500 ulëse.
Tutje ai ka thënë se kjo pjesë e stadiumit do të ketë një infrastrukturë super moderne me zhveshtore toalete, fitnes, zyre për klube dhe byfe.