Hirving Lozano duket se i ka dhënë fund aventurës së tij me Napolin, me sulmuesin meksikan që është gati të rikthehet te ish-skuadra e tij.
Bëhet fjalë për PSV në Holandë, me këtë të fundit që do t’i paguajë kampionëve të Italisë 15 milionë euro plus bonuset.
Ai u transferua te Napoli në vitin 2019 për shumën e 40 milionë eurove nga PSV-ja dhe tashmë rikthehet sërish në skuadrën holandeze pas katër vitesh.
PANORAMASPORT.AL