Friday, 6. March 2026
Sport

Portieri i kombëtares, Aro Muric në formacionin më të mirë të Championshipit 2022/23

GS 29/08/2023 1 Min. Lesezeit

Sot në një ceremoni në Manchester të Anglisë janë shpallur futbollistët më të mirë të sezonit që lamë pas në Championshipin e Anglisë – ligës së dytë elitare të futbollit në këtë vend

Portieri i Kosovës është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Championshipin anglez.

  

Aro Muric, i cili mbron ngjyrat e ekipit të Burnley ishte më meritori që kjo skuadër të rikthehej pas një viti në Premier Ligën angleze.

Megjithatë, në Premier Ligë Muric vazhdon të jetë zgjidhje e tretë për trajnerin e kësaj skuadre, ish mbrojtësin e Manchester City, Vincent Company.

  

  


Teilen: