Sunday, 29. March 2026
Sport

Në kërkim të një mbrojtësi

GS 30/08/2023 1 Min. Lesezeit

Në kërkim të një mbrojtësi, Manchester United ofertë Chelsea-t për Cucurella-n!

Në kërkim të një mbrojtësi të majtë pas dëmtimeve të Shaw dhe Malacia, Manchester United i ka kthyer sytë nga Marc Cucurella.

Sipas raportimeve të medieve britanike “Djajtë e Kuq” po i kërkojnë Chelsea-t huazimin e spanjollit, ndërsa në orët e fundit kontaktet mes palëve janë intensifikuar.

Megjithatë përveç 25-vjeçarit, i cili mbetet zgjedhja e parë, United po vlerëson edhe opsione të tjera siç janë, Sergio Reguilon i Tottenham, Marcos Alonso i Barcelonës dhe Leonardo Spinazzola i Romës.

Teilen: